Kryemadhi në SHBA: Cilat janë 4 prioritetet e LSI-së!

Shqipëria

Kryemadhi në SHBA: Cilat janë 4 prioritetet e LSI-së!

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 11:24
Monika Kryemadhi në SHBA

Rëndësia e reformave dhe rritja e transparencës në qeverisje kanë qenë disa nga temat e diskutuara gjatë takimit që kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi me përfaqësues të 7 organizatave ndërkombëtare në Washington.

Në kuadër të vizitës në Qendrën “Open Gov Hub” në Washington DC, gjatë qëndrimit të saj në SHBA, kryetarja e LSI shprehu qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet në vendin tonë.

Në takimin me përfaqësuesit e 7 organizatave ndërkombëtare në Washington, Kryemadhi tha se LSI ka 4 prioritete: zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shëndeti.

Ajo tregoi se shumica e mbështetësve të partisë së saj (80%) janë të rinj dhe të reja, të cilët sjellin mentalitetin e ri në vendimmarrje dhe punojnë për të mirën e vendit të tyre (jo për interesa personale), ata përfaqësojnë shpresën për të ardhmen e për një klasë të re politike në Shqipëri.

Kryemadhi tha se LSI është e shqetësuar në lidhje me veprimet e fundit për të privatizuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, të cilat janë duke u lehtësuar korrupsion.
Praktikat qeveritare kanë krijuar kosto të madhe fiskale për shkak të skemave evazive PPP (Partneriteti Publik-Privat).

Kryemadhi theksoi se këto kompani të cilat përfitojnë nga PPP-të kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin, dhe se nuk ka aspak transparencë për qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë. 

Ajo u ndal gjithashtu te veprimet dhe qëndrimet e LSI për të qenë e hapur dhe transparente, duke përfshirë dhe faktin se LSI është e para parti, e cila ka implementuar standarde të reja për transparencën financiare në Shqipëri, duke publikuar informacion të plotë në kohë reale në lidhje me financat e partisë.

Çfarë është Open Gov Hub?
Qendra “The Open Gov Hub” është e fokusuar te transparenca dhe çështjet e qeverisjes së hapur, për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat