Bllokohet segmenti nga degëzimi i Vorës tek fabrika e tullave, ja nga devijon trafiku sot

Shqipëria

Bllokohet segmenti nga degëzimi i Vorës tek fabrika e tullave, ja nga devijon trafiku sot

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informuan se diten e hënë, në orën 06:00 te mengjesit, ka filluarndërhyrja per rehabilitimin se segmentit rrugor Degezimi Vore (shinat e trenit) - Fabrika e Tullave (rruga e vjeter) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur si dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 6:00 te dites se hene date 2/07/2018.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1. Trafiku I mjeteve te renda qe vijne nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

2. Trafiku I mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi "Casa Italia" – Durres.

3. Trafiku I mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi "Casa Italia" – Kamez – Fushe Kruje.

4. Drejtuesit e autoveturave do te vijojne te normalisht drejt destinacioneve respective duke perdorur uren e Vores.

5. Transporti I udhetareve ne te dy drejtimet do te perdorin segmentin e rruges se aeroportit te rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6. Ky devijim do te vazhdoje deri ne perfundim te punimeve te rehabilitimit.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat