Pronari i një subjekti në zonën e Golemit është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një inspektor të hetimit tatimor.
Sipas të dhënave zyrtare shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
24-vjeçari, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.