Paralajmërimi i Bashës: Teatrin do e mbrojmë me trupat tanë

Shqipëria

Paralajmërimi i Bashës: Teatrin do e mbrojmë me trupat tanë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:01
Lulzim Basha

Pasi mazhoranca miratoi me 75 vota ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një godine të re, reagoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ai shkruan se me këtë vendim Rama tregoi se është antikombëtar dhe hajdut.

Sipas Bashës opozita dhe populli nuk do të lejojnë shembjen e teatrit.

“Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine.

Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane.

Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat