Pas votimit të ligjit për teatrin reagon Basha: Vendim i turpshëm!

Shqipëria

Pas votimit të ligjit për teatrin reagon Basha: Vendim i turpshëm!

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 08:30
Lulzim Basha

Pasi u miratua në Parlament me 75 vota të maxhorancës ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga lideri i PD-së Lulzim Basha.

Basha ka postuar  në Facebook videon e deputetëve të opozitës të cilët i hedhin Ramës kartonat e kuq pasi kundërshtojnë prishjen e Teatrit.

"Pushteti është i popullit  jo i qeverisë, do ta mbrojmë prishjen e Teatrit me trupat tanë”, shprehet Basha.
Postimi i plotë i Bashës:
Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm! Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë. Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë. Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutet e bashkuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat