Nesër zbulohet pllaka në bazën e LPK-UÇK-së në Golem të Kavajës

Shqipëria

Nesër zbulohet pllaka në bazën e LPK-UÇK-së në Golem të Kavajës

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:42
Shtëpia e Musa Demirit ka qenë bazë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ushtrive çlirimtare shqiptare të themeluara prej saj.

Shoqëria Lëvizja nesër organizon zbulimin e pllakës në bazën e LPK-UÇK-së në Golem të Kavajës.

Shtëpia e Musa Demirit ka qenë bazë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ushtrive çlirimtare shqiptare të themeluara prej saj.

“Në këtë shtëpi gjatë atyre viteve (1994-2001), kanë qëndruar qindra veprimtarë, drejtues e luftëtarë të LPK-së me detyrën dhe përgjegjësinë e madhe, përgatitjen dhe organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Shumë prej këtyre veprimtareve, drejtuesve e luftëtarëve kanë rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë "Lëvizja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat