Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele e gjithë Shkodra është tronditur nga një vrasje rëndë, ekzekutimi i ish efektivit Boran Bërçama dhe bashkëshortes Silvi Ndoci, të cilët në makinë kishin dhe foshnjën e tyre që i shpëtoi mrekullisht plumbave.
Ekzekutimi është bërë në fare pranë shtëpisë së Bërçamës dhe Report tv ka kapur pikërisht momentin kur në vendngjarje ndodhet nëna e ish efektivit.
Gruaja në moshë vë duart në kokë e tronditur kur i thonë se i biri ka vdekur.
Disa zhurma të mbytura dalin nga goaj e saj teksa ajo largohet duke ju marrë këmbët.
Pamjet janë publikuar këtë të dielë nga Report tv.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarr, B. B. dhe bashkëjetuesja.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.