U lirua dje: Prokuroria ankimon vendimin për Dashamir Xhikën

Shqipëria

U lirua dje: Prokuroria ankimon vendimin për Dashamir Xhikën

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 10:52
Dashamir Xhika

Në një kohë kur dje fitoi lirinë, Prokuroria ka ankimuar sot vendimin për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika.

Ish-zyrtari i dyshuar për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan, do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’, në pritje për t’u përballur me gjykatën.

Argumenti kryesor për lehtësimin e masës nga Gjykata për Krime të Rënda, ishte gjendja shëndetësore jo e mirë e ish-zyrtarit të lartë.

Gjithashtu avokati ka arsyetuar se ka ndryshuar edhe situata ligjore, për sa kohë që sipas tij janë kryer thuajse të gjitha veprimet hetimore dhe Dashamir Xhika nuk mund të ndërhyjë për të prishur provat.

Edhe rrezikshmëria shoqërore e të dyshuarit është konsideruar e ulët.

Xhika u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë në muajin shkurt, pasi dyshohej për akuzën e korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre lidhur me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat