Meta rrëzoi ligjin; çfarë do të ndodhë me teatrin? Flet ministri Bushati

Shqipëria

Meta rrëzoi ligjin; çfarë do të ndodhë me teatrin? Flet ministri Bushati

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:36
Ditmir Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar rreth vendimit të presidentit Ilir Meta për rikthim në Kuvend të ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Bushati tha se kjo çështje nuk prek Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Bushati u shpreh se deri në shtator është koha e mjaftueshme për ta rishqyrtuar ligjin, duke u shprehur se do të ndiqet logjika e procesit Kushtetues.

Duke komentuar reagimin e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për mosdekretimin e ligjit për teatrin e ri nga Presidenti Meta, kreu i diplomacisë shqiptar tha se “ky është një projekt i bashkisë i mbështetur nga qeveria Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat