Një turist polak është shpëtuar nga roja bregdetare në Sarandë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin Rinia të Sarandës, aty ku Kamil Thiotheli rreth 45-vjeç nga Polonia, u hodh me koke nga trampolina, por nuk shkoi ashtu siç duhej.
U desh ndërhyrja e rojes Moisi Cera për ta mbajtur në jetë.
Ai u godit në kokë dhe humbi ndienjat.
Pasi u transportua me urgjencë në spital turisti është jashtë rrezikut për jetën.