Një person ka gjetur vdekjen, teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.
Viktima dyshohet se ka qenë duke peshkuar me një kosh të lidhur me korrent e se rryma elektrike duket se ia ka marrë jetën.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po heton. Nuk dihet akoma identiteti i viktimës.