Lumi i Osumit në Berat po "mbytet" nga plehrat

Shqipëria

Lumi i Osumit në Berat po "mbytet" nga plehrat

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Në Berat, banorët kërkojnë pastrimin e lumit Osum nga mbetjet.

Ata thonë se temperaturat e larta mund të ndikojnë në përhapjen e infeksioneve.

Kjo panoramë prej vitesh ka mbetur e njëjtë dhe është kthyer në shqetësim për banorët e Beratit. 

Edhe pse një pjesë e tyre janë vetë përgjegjës për ndotjen ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme nga Bashkia. Banorët i frikësohen temperaturave të larta të cilat mund të ndikojnë në përhapjen e infeksioneve.

Banor: "Edhe qytetarët kanë përgjegjësinë e tyre."

Përveçse mbeturinave urbane pranë brigjeve të lumit Osum depozitohen po ashtu edhe mbetje inerte. Në mungesë së vëmendjes nga Bashkia, zgjidhjen shpesh banorët e gjejne tek djegia e tyre e edhe pse ne kete rast ndotja që shkaktohet në mjedis është edhe më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat