Daja i Marjus Djerrit: Arriti i gjallë në spital por Zoti e donte për vete

Shqipëria

Daja i Marjus Djerrit: Arriti i gjallë në spital por Zoti e donte për vete

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:29
Fatbardh Marku

Një tjetër familjar i Marjus Djerrit ka folur për 'Report Tv'. Bëhet fjalë për Fatbardh Markun, i cili ka dhënë detaje të reja për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit. 

Pas djalit të xhaxhit të Marjus Djerrit, njëri prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Genovas, një tjetër familjar ka folur për ‘Report Tv’.  

Daja i Marjusit, Fatbardh Marku është shprehur se lajmin e morën vesh nëpërmjet mediave dhe se deri në çastet e fundit kishin shpresa pasi nuk i kishin thirrur në morg por në spital.

Intervista e plotë:

1. Si e morët vesh lajmin?

E morëm vesh nëpër media. Familja e tij atje e kishte kuptuar më parë sepse nuk po lidheshin dot me të.

2. Çfarë lidhje kishte Edi Bokrinën?

Ishin miq, nëna e marjusit kishte një firmë pastrimi dhe kishte punësuar disa shqiptarë. Prandaj ishin në të njëjtin mjet sepse Marjusi po shkonte tek puna e të ëmës.

3. Kur ka qënë hera e fundit që e keni takuar 22-vjeçarin?

Ka tre ditë që është larguar nga Shqipëria. Nuk ka fjalë për Marjusin. Ai dinte vetëm të të puthte. Zoti e donte për vete.

4. Keni folur me familjarët? E kanë tërhequr trupin nga morgu?

Jo, trupin nuk kanë tërhequr akoma. Për Marjusit kishim shpresa deri në momentin e fundit,  se familjen Edit e thirrën direkt në morg, ndërsa ne na kërkuan në spital.

5. Ka ardhur ndonjë nga familjarët e Marjusit në Shqipëri?

Jo, nuk kanë ardhur sepse ceremonia nuk do të zhvillohet në Shqipëri, ceremonia do të zhvillohet atje. Këtu do të rrimë dy-tre veta sa për të pritur njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat