Në bashkinë e Librazhdit po vijon procesi i shpërndarjes së librave falas, për vitin e ri shkollor 2018-2019.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ishte i pranishëm në shpërndarjen e librave falas për rreth 670 nxënës të shkollës “Genc Leka”, nga klasa e I-IV, si dhe për fëmijët që i përkasin shtresave në nevojë.
“Kjo është një nga nismat që jo vetëm lehtëson financat dhe buxhetin e shumë familjeve, por siguron edhe arsim gjithëpërfshirës”, theksoi kryetari i bashkisë, Gurra.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi një ditë më parë se “me implementimin e kurrikulës së re, vitin e ardhshëm shkollor do të plotësohet me tekste falas edhe klasa e pestë”. /ATSH