Sherri për Elvana Gjatën? Kush është truproja që mbeti i vrarë

Shqipëria

Sherri për Elvana Gjatën? Kush është truproja që mbeti i vrarë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:57
Fabiol Gaxha

Një masakër e vërtetë me një të vrarë dhe dy të plagosur u shënua mbrëmjen e kësaj të enjteje në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Si shkaktare për nisjen e sherrit dyshohet të ketë qenë këngëtarja Elvana Gjata pas një ngacmimi që kishte pësuar, çka bëri që i dashuri i saj bashkë me shokët, të konfliktohet me disa persona të tjerë.

Viktimë mbeti 28-vjeçari Fabiol Gaxha, i cili u ekzekutua me plumb në kokë.

Ai ishte badigardi i Ervis Martinaj, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.

Dyshohet se krimi i ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka ardhur pas një sherri të bërë rreth një javë më parë.

Bëhet me dije se në lokalin ku ndodhi konflikti i përgjakshëm, palët e kishin lënë për tu sqaruar. Kjo pasi një javë më parë ishin përfshirë në një sherr, ku shkak mendohet të ketë qenë këngëtarja Elvana Gjata.

Mendohet se i shpalluri në kërkim 31-vjeçari Ervin Mata i cili thuhet se është i dashuri i këngëtares, ka qenë i ulur në lokal, kur janë afruar Fabiol Gaxha dhe Ervis Martinaj.

Dyshohet se sapo e ka parë Mata është sulur drejt Fabiol Gaxhës, për ta qëlluar me grushte, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe Fabio Allushi, Merviol Bilo, Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

I pari që ka qëlluar me armë ka qenë Gaxha, i cili është ekzekutuar pak më vonë me plumb në kokë.

Nga hetimet paraprake dyshohet këngëtarja është ngacmuar pak ditë më parë nga një prej të dëmtuarve, çka ka çuar në lindjen e sherrit të përgjakshëm.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Merviol Billo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat