Ylli i skive të Italisë për gruan e Valon Behramit: Një nga gratë më inteligjente

Skijim

Ylli i skive të Italisë për gruan e Valon Behramit: Një nga gratë më inteligjente

kemajl Goca Nga kemajl Goca Më 17 janar 2023 Në ora: 12:36
Lara Gut-Behrami

Pas fitores në St. Anton (Austri), Lara Gut-Behrami (31 vjeçe) mori vlerësime të mëdha nga konkurrentja e saj Federica Brignone (32 - vjeçe).

“Pas fitores në Supersllallom të madh në St. Anton (Austri), skiatorja italiane është përpara në luftën për ‘Globin e vogël të kristaltë’.

Ajo udhëheq me epërsi 209:192. Asgjë nuk është ende e vendosur, pasi ka ende gara, edhe pesë në këtë disiplinë, tjetra është të dielën në Cortina (Itali).

Image

Federica Brignone

Një gjë është tashmë e sigurt: dy sportiste të jashtëzakonshme janë gjithashtu ndër pretendentët kryesore për medaljen e artë në Kampionatin Botëror në supersllalom të madh më 8 shkurt”, ka shkruar mediumi i njohur zviceran “Blick”.

“Larën e respektoj shumë, ajo ka qenë gjithmonë një model dhe është kampione. Është e pabesueshme se sa shpejtësi gjeneron ajo në ski", tha Brignone. 

Paralelet mes të dyjave janë të habitshme në shikim të parë: ata janë pothuajse në të njëjtën moshë, rregullisht shkëlqejnë në tre disiplina (sllallomi të madh, supersllallom të madh dhe lëshim) dhe janë perfeksioniste.

"Edhe nëse fitoj, menjëherë pyes veten nëse do të jem në gjendje ta bëj përsëri", thotë ajo.

"Të tjerët janë të befasuar. unë nuk jam", tha Bgrinone.

“Lara është një nga gratë më inteligjente në shtigjen e skive.

Taktikat e saj dhe mënyra se si ajo zotëron pikat kryesore janë të pabesueshme”, ka thënë skiatorja italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat