Shiffrin shënon fitoren e 88-të në karrierë, kampione e botës 

Skijim

Shiffrin shënon fitoren e 88-të në karrierë, kampione e botës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 mars 2023 Në ora: 14:04
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është kampione e re e botës. 

Ajo ka shënuar fitoren e 88-të në karrierën e saj. 

Sot ishte më e mira në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Soldeu të Andorrës.

“Gara e fundit e sezonit.  

Një fituese e zakonshme, Mikaela Shiffrin. Lara Gut-Behrami përfundoi e katërta dhe ruajti vendin e dytë në sllallomin e madh”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Mikaela Shiffrin zuri vendin e parë në sllallom të madh, me kohë të kaluar për 1:55,88 minuta, apo me kohë më të mirë për 6 qindtat se norvegjezja Thea Louise Stjernesund  dhe 20 qindtat se kanadezja Valerie Grenier.

“Kjo është fitorja e shtatë e sezonit për Mikaela Shiffrin në sllallomin e madh, që është një rekord dhe amerikanen që siguroi gjithashtu fitoren e 21-të tashmë rekorde të sllallomit të madh në karrierë.

Numri total i fitoreve të saj u ndal në fund të sezonit 2022/23 në numrin 88”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.

Shiffrin fitoi “Globin e madh të Kristaltë” dhe Globin e vogël të kristaltë” në sllallom të madh.

Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Shiffrin është kampione me 800 pikë, pasojnë Gut – Behrami (532) e Bassino (515).

Shiffrin është kampione e botës me 2206 pikë, duke lënë pas Gut-Behramin  (1217) e Vlhovën (1125).

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:55,88
2. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +0,06
3. Valérie Grenier (Kanada) +0,20
4. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +0,46
 5. Mina Holtmann  (Norvegjia) +0,64
 6. Marta Bassino (Italia)    +0,69
7. Alice Robinson (Zelanda e Re)    + 0,77
8. Maryna Gasiencia Daniel (Poloni() +0,85
9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,08
10. Maria TVIBERG  (Norvegjia)    +1,20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat