Pesë sportistë përkrahen me bursa për LO “MilanoCortina2026”

Skijim

Pesë sportistë përkrahen me bursa për LO “MilanoCortina2026”

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:30
Pamje nga një garë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka vazhduar përkrahjen për sportistët tonë.

KOK të mërkurën ka zbuluar listën e bursistëve që do të përkrahen për Lojërat Olimpike “MilanoCortina2026”.

“Pesë sportistët e skijimit alpin, do të përkrahen me nga 600 dollarë në muaj falë mbështetjes së marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Arbi Popovci, Drin Kokaj, Klos Vokshi, Kiana Kryeziu dhe Lirika Deva janë përfituesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat