Skiatorja amerikane triumfon në sllallom, 90 fitore në karrierën e saj

Skijim

Skiatorja amerikane triumfon në sllallom, 90 fitore në karrierën e saj

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 20:38
Mikaela Shiffrin

Numri i fitoreve të Mikaela Shiffrin ka arritur në 90.

Skiatorja amerikane ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, që u mbajt sot në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:42.02 minuta, duke lënë pas për 33 qindtat sllovaken Petra Vlhova. 

Wendy Holdener e Zvicrës ka arritur në podium por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 37 qindtat se skiatorja amerikane, Shiffrin.

Shiffrin kryesin në renditjen e përgjithshme me 350 pikë, pasojnë Vlhova me 266, Hector 224, Gut - Behrami 200 pikë etj.

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)     1:42.02
2. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0.33
3. Wendy Holdener (Zvicra)    +1.37
4. Lena Durr (Gjermania) +1.56
5. Marta Rossetti (Italia)    +1.74
6. Michelle Gisin     (Zvicra)    +2.01
7. Andreja Slokar (Sllovenia)    +2.18
8. Paula Moltzan (SHBA)    +2.19
9. Sara Hector (Suedia)    +2.25
10. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.26

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat