Brignone fiton në supersllallom të madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme

Skijim

Brignone fiton në supersllallom të madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Federica Brignone

Skiatorja italiane Federica Brignone zuri vendin e parë në supersllallom të madh, me kohë të kaluar për 1:21,58 minuta duke lënë pas për 44 qindtat norvegjezen Kajsa Vickhoff Lie.

Gara e Kupës së Botës është mbajtur në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.

33-vjeçarja Federica Brignone kremtoi fitoren e nëntë të karrierës së saj në supersllallom të madh (e 24-ta në total) dhe kështu vazhdon paraqitjet e saja të shkëlqyeshme edhe në këtë sezon, në të cilin ishte edhe fituese e të dy sllallomeve të mëdhanë Tremblant. 

Sofia Goggia e Italisë arriti në podium, në vend të tretë por me kohë më të dobët për 59 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 620 pikë, pasojnë Brignone 557, Gut-Behrami 429 pikë etj.

Në supersllallom të madh kryeson Goggia me 160 pikë, pasojnë Brignone, Hutter me 130 pikë eth.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 1:21,58
2. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,44
3. Sofia Goggia (Italia) +0,59
4. Cornelia Hutter (Austria)    +0.87
5. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.32
6. Joana Hählen (Zvicra)    +1.71
7. Laura Pirovano (Italia)    +1.80
8. Jasmine Flury (Zvicra)    +1.82
9. Kira Weidle (Gjermania)+1.86
10. Emma Aicher (Gjermania)    +1.91

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat