Mikaela Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme 

Skijim

Mikaela Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme 

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Mikaela Shiffrin

Sllovakja Petra Vlhova ka treguar formë të madhe në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Qendrën e Skive në Courchevel të Francës.

Sllovakja ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:48.14 minuta apo me kohë më të mirë për 24 qindtat se skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin.

Austriakja Katharina Truppe renditet në vend të tretë dhe me kohë më të mirë për 56 qindtat se bashkëkombësja e saj, Katharina Gallhuber.

Shiffrin udhëheq në renditjen e përgjithshme me 700 pikë,, pasojnë Brignone me 491, Gut-Behrami 429 pikë etj. 

Shiffrin kryeson në renditjen e sllallomit me 330 pikë, pasojnë Vlhova, 280 e Durr 190 pikë.

Renditja      

1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:48.14
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.24
3. Katharina Truppe (Austria) +2.06
4. Katharina Gallhuber (Austria)        +2.62
5. Paula Moltzan (SHBA)    +2.64
6. Michelle Gisin (Zvicra)    +2.95
7. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +3.01
8. Leona Popoviq (Kroacia)    +3.26
8. Mina Fuerst Holtmann    (Norvegjia)    +3.26
10. Andreja Slokar (Sllovenia)    +3.38

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat