Shiffrin fiton në Lienz, Gut - Behrami nuk futet në podium

Skijim

Shiffrin fiton në Lienz, Gut - Behrami nuk futet në podium

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 15:50
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Lienz të Austrisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05,98 minuta apo me kohë më të mirë për 38 qindtat se Federica Brignone nga Italia. 

Suedezja Sara Hector ka përfunduar në podium përkatësisht në pozitën e tretë me 45 qindtat 3 kohës më të dobët se fituesja e garës. 

Lara Gut Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë për 1 sekondë e 21 qindtat larg fitues së garës.

Në disiplinën e sllallomit të madh, Brignone udhëheq me 400 pikë, pasojnë Gut Behrami 365, Shiffrin 320 pikë etj. 

Në disiplinë e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 800 pikë, pasojnë Brignone me 637, Vlhova 527 pikë etj.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:05,98
2. Federica Brignone (Italia) +0,38
3. Sara Hector (Suedia) +0,45
4. Valerie Grenier (Kanada)    +0.63
5. Julia Scheib (Austria)    +0.80
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +1.21
7. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1.30
8. Sofia Goggia (Italia) +1.40
9. Alice Robinson (Australia) +1.49
10. Zrinka Ljutiç (Kroacia)    +1.52

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat