Kryetari i ri premton rritje të cilësisë së skijimit

Skijim

Kryetari i ri premton rritje të cilësisë së skijimit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:55
Milaim Kelmendi

Milaim Kelmendi është kryetar i ri i Federatës Skitare të Kosovës. Ai  është zgjedhur kryetar me vota të hapura dhe për një mandat katërvjeçar. Kelmendi tha se e presin mjaft sfida të vështira, por synimi i tij është ta rrisinë cilësinë. “E para, është që të kemi ngritje të cilësisë, si dhe moralin e skiatorëve. E dyta, synojmë të marrim pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare dhe me 6 shkurt të vitit të ardhshëm do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që mbahet në  St. Moritz. Në këtë garë do të marrin pjesë me skiatorin më të mirë Albin Tahirin. Synimi tjetër është rritja e cilësisë së trajnerëve dhe të gjyqtarëve”, tha Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat