Hirscher udhëheq renditjen e përgjithshme

Skijim

Hirscher udhëheq renditjen e përgjithshme

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:11
Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, paralajmëron se edhe në këtë edicion do ta ketë fjalën kryesore me fitoren që ka arritur në disiplinën e sllallomit, në garën që u mbajt të dielën që e lamë pas. Ai tregoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:44.67 minuta, në garën që u zhvillua në Levi të Finlandës.  Kampioni i pesëfishtë i botës dëshmoi se është në formën më të mirë dhe regjistroi fitoren e parë gjatë këtij edicioni. Hircsher deri më tash ka shënuar 40 fitore në karrierën e tij, 19 në sllallom dhe synon të fitojë titullin e gjashtë rresht. Hirscher udhëheq në renditjen e përgjithshme me 180 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat