Pinturault për 33 qindtat më i shpejtë se kampioni në fuqi

Skijim

Pinturault për 33 qindtat më i shpejtë se kampioni në fuqi

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 22:17
Pinturault

Skiatori francez, Alexis Pinturault, shënoi fitore të madhe në konak të tij dhe që ishte e 17-ta në karrierën e tij. Ai triumfoi me kohë të kaluar për 2:02,62 minuta në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Val d'Isere. Skiatori francez ka qenë më i shpejtë për 33 qindtat se kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher. Në vend të tretë është renditur norvegjezi Henrik Kristoffersen, por me kohë më të dobët për një sekondë e 50 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, kryeson me 360 pikë, i ndjekur nga Pinturault (284), norvegjezi Kjetil Jansrud (200), gjermani Felix Neureuther (175) etj. Ndërkaq, Alexis Pinturault udhëheq në disiplinën e sllallomit të madh me 260 pikë, pasojnë Hirscher (240), francezi Mathieu Faivre (158) etj.

Rezultatet

1. Alexis Pinturault (Franca) 2:02.62

2. Marcel Hirscher (Austria) 0.33

3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1.50

4. Felix Neureuther (Gjermania) 1.56

5. Stefan Luitz (Gjermania) 1.72

6. Philipp Schörghofer (Austria) 1.77

7. Leif Kristian Haugen (Norvegjia) 1.87

8. Erik Read (Kanada) 2.03

9. Mathieu Faivre (Franca) 2.09

10. André Myhrer (Suedia) 2.25

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat