Jansrud shënoi fitore domethënëse!

Skijim

Jansrud shënoi fitore domethënëse!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:19
Jansrud

Skiatori nga Norvegjia, Kjetil Jansrud, tregoi formë më të mirë se skiatorët tjerë dhe triumfoi në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val Gardena. Jansrud zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:31.93 minuta, duke pasur kohën me të shpejtë për 6 qindtat se bashkëkombësi i tij, Aleksander Aamodt Kilde. Jansrud u dëshmua më i përsosur në rrëshqitje, duke arritur fitore domethënëse, si dhe i afrohet me pikë liderit të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher. Aleksander Aamodt Kilde, u tregua jashtëzakonisht më i mirë dhe më pak fat do të ishte edhe më i mirë me kohë. Kilde pati shtatë të qindtat e sekondës më të mirë se vendi i tretë, kanadezi Erik Guay. Në fakt, tre vendet e para patën një diferencë shumë të ngushtë në të qindtën e sekondës, duke dëshmuar rivalitet të madh. Ndërkaq, Matthias Mayer nga Austria renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 48 qindtat se fituesi i garës ose ishte një të qindtën qe më i shpejt se pozita e pestë, gjermani Andreas Sander. Kanadezi Dustin Cook për shtatë të qindtat qe më i ngadalshëm se vendi i katërt dhe për nëntë qindtat më i shpejtë se austriaku Max Franz.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Hirscher kryeson me 440 pikë, i përcjellë nga Jansrud (300), francezi Pinturault (284), ndërsa në disiplinën e supersllallomit të madh, Jansrud udhëheq me 200 pikë.   

Rezultatet, meshkujt  

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1:31.93

2. Aleksander Kilde (Norvegjia)       0.06

3. Erik Guay (Kanada)     0.13

4. Matthias Mayer (Austria)     0.48

5. Andreas Sander (Gjermania)      0.49

6. Dustin Cook (Kanada) 0.55

7. Max Franz (Austria)     0.64

8. Dominik Paris (Italia)   0.66

9. Hannes Reichelt (Austria)   0.68

10. Christof Innerhofer (Italia) 0.70

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat