Hirscher si Alberto Tomba!

Skijim

Hirscher si Alberto Tomba!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:04
Hirscher gjatë garës së sotme

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, kampioni në fuqi i botës, vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme në sllallomin e madh. Ai është sikurse ish-skiatori i mirënjohur italian, Alberto Tomba. Hirscher për herë të katërt ka triumfuar në sllallomin e madh në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë.

Tomba kishte fituar në këtë shteg në vitet 1987, 90’, 91’ dhe 1994. Kështu që edhe Hirscher ka arritur katër herë rresht të triumfoi në këtë shteg. Hirscher u tregua shumë më i mirë se rivalët të tjerë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:32.89 minuta, ose kishte kohën më të shpejtë për 71 qindtat e sekondës se Mathieu Faivre nga Franca. Hirscher dëshmoi rrëshqitje fenomenale dhe pa asnjë problem ishte bindshëm i pari. Befasi është skiatori slloven, Zan Kranjec, i cili u rendit në vend të tretë për një sekondë e 10 qindtat e kohës më të dobët se Hirscher. Austriaku Manuel Feller për një qindtat mbetet jashtë podiumit, duke e zënë vendin e katërt. Në renditjen e sllallomit të madh, Hirscher sundon me 340 pikë, i ndjekur nga francezi Alexis Pinturault (260), Mathieu Faivre (238) etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 540 pikë, pasojnë norvegjezi Kjetil Jansrud (322), Alexis Pinturault (284) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria) 2:32.89

2. Mathieu Faivre (Franca)   0.71

3. Florian Eisath (Italia)                   1.10

4. Zan Kranjec (Sllovenia)    1.90

5. Manuel Feller (Austria)     1.91

6. Felix Neureuther (Gjermania)    2.13

7. Luca De Aliprandini (Italia)                  2.15

8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)         2.25

9. Stefan Luitz (Gjermania)  2.93

10. Justin Murisier (Zvicra)   3.05

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat