Gut sundon në supersllallomin e madh

Skijim

Gut sundon në supersllallomin e madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:34
Gut

Skiatorja zvicerane sundon në supersllallomin e madh, e cila u mbajt në Qendrën e skive në Val D Isere. Gut ndërpreu serinë e fitoreve të sllovenes, Ilka Stuhec. Gut triumfoi me kohë të kaluar për 1:23.24 minuta, duke lënë pas për 13 qindtat Tina Weirather nga Lihteshtajni. Gut shënoi fitoren e tretë në këtë edicion dhe e 21-ta në karrierën e saj.  Skiatorja italiane Elena Curtoni arriti në podium përkatësisht në vend të tretë për një sekondë e 21 qindtat qe më e ngadalshme se Gut. Pas fitores në superkombinim të premten dhe asaj në lëshim të shtunën, Stuhec ndalet në supersllalomin e madh. Skiatorja sllovene nuk arriti më shumë se në pozitën e shtatë dhe ishte më e ngadalshme për një sekondë e 75 qindtat se pozita e parë. Në disiplinën e supersllallomit, Lara Gut kryeson me 200 pikë, 40 me shumë se Tina Weirather, kurse Ilka Stuhec është në vend të tretë me 81 pikë etj. kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, amerikania Mikaela Shiffrin udhëheq me 498 pikë, e përcjellë nga Lara Gut (493), Ilka Stuhec (481) etj.

Rezultatet

1. Lara Gut (Zvicra)            1:23.24

2. Tina Weirather (Liehteshtajni)           0.13

3. Elena Curtoni (Italia)     1.21

4. Nadia Fanchini (Italia)  1.24

5. Tessa Worley (Franca) 1.32

6. Stephanie Venier (Austria)     1.72

7. Ilka Stuhec (Slovenia)   1.75

8. Joana Hählen (Zvicra)  1.80

9. Francesca Marsaglia (Italia)    1.90

10. Nicole Schmidhofer (Austria)          1.93

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat