Kristoffersen i shkëlqyeshëm në sllallom

Skijim

Kristoffersen i shkëlqyeshëm në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 23:17
Kristoffersen

Henrik Kristoffersen nga Norvegjia shënoi fitoren e dytë në sllallom për edicionin e sivjetshëm. Kristoffersen zuri vendin e parë në Kupën e Botës në disiplinën e skive që u mbajt në Madonni di Campiglio në Itali. Henrik Kristoffersen pati kohën më të mirë për 1:33,93 minutë ose ka qenë më i shpejtë për 33 qindtat se kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher. Në vend të tretë është italiani Stefano Gross, por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 35 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher udhëheq me 633 pikë, pasojnë Kristoffersen (382), norvegjezi Kjetil Jansrud (382), francezi Alexis Pinturault (349) etj. Në disiplinën e sllallomit, Marcel Hirscher udhëheq me 260 pikë, i përcjellë nga Henrik Kristoffersen (200), italiani Manfred Mölgg (146), austriakun Michael Matt (144).

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    1:33,93     

2. Marcel Hirscher (Austria) +0,33

3. Stefano Gross (Italia)       +1,35

4. Manfred Mölgg (Italia)      +1,45

5. Andre Myhrer (Suedia)      +1,53

6. Daniel Yule (Zvicra)    +1,56

7. Alexis Pinturault (Franca)  +1,83

8. Naoki Yuasa (Japonia) +2,04

9. Patrick Thaler (Italia)        +2,05

10. Marco Schwarz (Austria) +2,07

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat