Skiatorja amerikane shkëlqeu, bindshëm më e mira

Skijim

Skiatorja amerikane shkëlqeu, bindshëm më e mira

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:05
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka qenë shumë më e mirë se rivalet në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Semmering të Austrisë. Shiffrin dëshmoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:01.81minuta. Amerikania pati kohën me të mirë për 78 të qindtat se vendi i dytë,  francezja Tessa Worley. Ndërkaq, Manuela Mölgg nga Italia arriti në podium me kohë më të ngadalshme për një sekondë e nëntë të qindtat se pozita e parë dhe la pas vetes për 15 qindtat zviceranen Lara Gut. Si befasi e kësaj gare është skiatorja sllovene Ana Drev duke u renditur në vend të gjashtë ose ka pasur një të qindtën e sekondës me të mirë se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 598 pikë, pas saj janë: Gut (543), skiatorja sllovene Stuhec (486), italiania Goggia (467), francezja Worley (383) etj. Ndërkaq, në disiplinën e sllallomit të madh, Worley kryeson me 320 pikë, e ndjekur nga Shiffrin (265), Gut (210),  italiania Bassino (200) etj.

Rezultatet  

1.Mikaela Shiffrin (SHBA)     2:01.81

2. Tessa Worley (Franca)      0.78

3. Manuela Mölgg (Italia)     1.09

4. Lara Gut (Zvicra)      1.24

5. Marta Bassino (Italia)        1.56

6. Ana Drev (Sllovenia)         1.60

7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        1.61

8. Petra Vlhova (Sllovakia)   1.65

9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.68

10. Nina Loeseth (Norvegjia)         1.71

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat