Pinturault më i miri në superkombinim

Skijim

Pinturault më i miri në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
Alexis Pinturault

Skiatori francez, Alexis Pinturault, shkëlqeu në disiplinën e superkombinimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Santa Caterina të Italisë. Pinturault ka qenë më i mirë se skiatorët e tjerë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19.71 minuta. Ai pati kohën për 34 qindtat më të mirë se kampioni në fuqi, Marcel Hirscher, kurse norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde u rendit në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 13 qindtat se pozita e parë.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher  kryeson me 713 pikë, duke lënë pas norvegjezin Jansrud (482), Pinturault (465), norvegjezin Kristoffersen (382) etj.

Rezultatet  

1.Alexis Pinturault (Franca)           2:19.71

2. Marcel Hirscher (Austria)          0.34

3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)          1.13

4. Justin Murisier (Zvicra)             1.87

5. Victor Muffat Jeandet (Franca)         2.00

6. Erik Read (Kanada)             2.41

7. Luca Aerni (Zvicra)            2.87

8. Mauro Caviezel (Zvicra)            2.92

9. Valentin Giraud Moine (Franca)              3.08

10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)        3.13

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat