Rikthehet Vonn

Skijim

Rikthehet Vonn

Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:36
Lindsey Vonn

Rikthehet Lindsey Vonn. Skiatorja amerikane do të marrë pjesë në garat e kësaj fundjave në Alternmarkt-Zauchensee, në Austri. 32-vjecarja do të garojë në zbritjen e lirë, e progrmauar për t’u zhvilluar këtë të shtunë. Karriera e Vonn ishte vënë në pikëpyetje pas dëmtimit të rëndë që pësoi në krah më 11 nëntor të 2016-ës në pistën e Vail në Colorado. Për t’iu rikthyer pistave të skive iu desh të ndiqte një program intensiv riaftësimi, ndërsa objektivi i saj mbetet thyerja e rekordit për sa i pwrket numrit të garave të fituara në Kupën e Botës. Vonn ka triumfuar në 76 raste, dhe për ta arritur këtë objektiv duhet të renditet e para edhe në 10 gara.

E lumtur për rikthimin në pistat e dëborës, Vonn shpjegoi se i është dashur të punojë fort për të qenë e aftë që të rikthehej sërish kompetitive.

Kampionia amerikane publikoi në faqen e saj në facebook një video inpresionuese e të gjithata etapave të periudhës së riaftësimit, që do të jetë pjesë e një dokumentari të Eurosport.

Një punë konstante dhe me shumë durim, por edhe shumë vështirësi. Për disa javë lëvizjet e krahut dhe të dorës së djathtë kanë qenë të kufizuara për Lindsey Vonn. Gjithsesi në lodhja dhe impenjimi i madh u shpërblyen me rikthimin e saj në garat e Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat