Zvicerani bën sensacion, triumfoi në superkombinim

Skijim

Zvicerani bën sensacion, triumfoi në superkombinim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 janar 2017 Në ora: 15:42
Niels Hintermann

21-vjeçari zviceran Niels Hintermann bëri sensacion në disiplinën e superkombinimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës. Hintermann bëri paraqitje të shkëlqyeshme, duke befasuar të gjithë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:26.58 minuta.  I riu zviceran ishte në ditën më të mirë të tij duke shënuar fitore spektakolare. Hintermann ka qenë më i shpejt për 26 qindtat se Maxence Muzaton nga Franca. Ndërkaq, Frederic Berthold nga Austria për tre qindtat e sekondës ka qenë më i shpejtë se vendi i katërt Valentin Giraud Moine nga Franca.

Francezi me pak fat ka mundur të arrij në podium, ndërsa Nils Mani nga Zvicra zuri vendin e pestë, por më kohë më të dobët për 51 qindtat se fituesi garës.  Romed Baumann nga Austria zuri vendin e gjashtë, por kohën e kishte më të ngadalshme për 65 qindtat se fituesi i garës. Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia me gjithë orvatjet e tija nuk bëri rrëshqitje më të mirë dhe u rendit i teti me kohë më të dobët për 1 sekondë e 47 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Hirscher kryeson me 893 pikë, pasojnë: Pinturault (605), Kristoffersen  (592), Jansrud (515), Mölgg (396), Neureuther (385), Kilde (323), Faivre (315), Myhrer me 277 pikë etj. Të shtunën (nesër) do të mbahet gara në disiplinën e lëshimit, ku është shtegu më i gjatë, mbi 4 kilometra, ndërsa të dielën në program është gara në sllallom.

Rezultatet

1. Niels Hintermann (Zvicra) 2:26.58

2. Maxence Muzaton (Franca)       0.26

3. Frederic Berthold (Austria)         0.35

4. Valentin Moine (Franca)   0.38

5. Nils Mani (ZvicraI)   0.51

6. Romed Baumann (Austria)         0.65

7. Justin Murisier (Zvicra)     1.18

8. Aleksander Kilde (Norvegjia)               1.47

9. Martin Cater (Sllovenia)   1.56

10. Bryce Bennett (SHBA)     1.78

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat