Kristoffersen i pandalshëm në sllallom

Skijim

Kristoffersen i pandalshëm në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:04
Henrik Kristoffersen

Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës. Norvegjezi tregoi rrëshqitje të përsosur dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43.31 minuta. Ai ishte shumë i mirë dhe pati kohën më të shpejtë për 15 qindtat se kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher. Skiatori austriak Hirscher u përpoq por jo edhe të fitojë garën mjaft interesante që u zhvillua, ndërsa gjermani Felix Neureuther arriti në podium, me kohë më të ngadalshme për 63 qindtat se Kristoffersen. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 973 pikë, duke lënë pas vetes Kristoffersen (692), Pinturault (629), Jansrud (515), Neureuther (445) etj. ndërsa në disiplinën e sllallomit Kristoffersen kryeson me 460, ka 20 pikë më shumë se pozita e dytë, Hirscher , ndërsa Mölgg është i treti me 358 pikë etj.

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)       1:43.31

2. Marcel Hirscher (Austria)         0.15

3. Felix Neureuther (Gjermania)  0.63

4. Christian Hirschbühl (Austria)  0.75

5. Julien Lizeroux (Franca)   0.91

6. Mattias Hargin (Suedia)   0.99

7. Alexander Khoroshilov (Rusia) 1.18

8. Manfred Mölgg (Italia)    1.21

9. Robin Buffet (Franca)      1.29

10. Stefan Luitz (Gjermania)         1.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat