Austriakja befason favoritet! Vonn, e 13-ta

Skijim

Austriakja befason favoritet! Vonn, e 13-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:27
Christine Scheyer

Askush nuk e kishte besuar se do të ngadhënjejë 22-vjeçarja austriake, Christine Scheyer. Ajo bëri paraqitje të shkëlqyeshme dhe fitoi në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit, që u zhvillua në Altenmarkt-Zauchenseeu të Austrisë. Scheyer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:21.15, por ishte më e shpejtë se Tina Weirather nga Lihteshtajni. Austriakja pati kohën më të mirë për 39 qindtat se Weirather. Skiatorja amerikane Jacqueline Wiles u rendit në vend të tretë për 54 qindtat e kohës më të ngadalshme se Scheyer. Skiatorja zvicerane Lara Gut, kampione në fuqi e botës, si dhe Ilka Stuhec nga Sllovenia, për një fije të flokut mbeten jashtë podiumit.  Gut që më ngadalshme për një qindtën e sekondës se vendi i tretë, kurse Stuhec për 4 qindtat. Pas një periudhe rikthehet amerikania, Lindsey Vonn e cila renditet në vend të 13-të me kohë më të dobët për një sekondë e 54 qindtat. Ajo mungojë për shkak të lëndimit në krah më 11 nëntor të vitit 2016 në pistën e Vail në Colorado. Në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Ilka Stuhec prin me 345 pikë, Lara Gut është në vend të dytë me 180 pikë, pasojnë Sofia Goggia (175), Tina Weirather (159), Christine Scheyer (150) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin udhëheq me 1008 pikë, pasojnë Lara Gut (693), Ilka Stuhec (584),  Tessa Worley (563), etj.

Rezultatet

1. Christine Scheyer (Austria)       1:21.15

2. Tina Weirather (Liehteshtajni)           0.39

3. Jacqueline Wiles (SHBA) 0.54

4. Lara Gut (ZVicra)     0.55

5. Ilka Stuhec (Sllovenia)     0.58

6. Johanna Schnarf (Italia)   1.15

7. Nicole Schmidhofer (Austria)   1.19

8. Priska Nufer (Zvicra)        1.23

9. Nicol Delago (Italia)         1.25

10. Jasmine Flury (Zvicra)    1.32

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat