Vonn ashtu si di, ngadhënjeu në lëshim

Skijim

Vonn ashtu si di, ngadhënjeu në lëshim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 janar 2017 Në ora: 22:22
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, shkëlqeu në lëshim në Kupën e Botës e cila u mbajt në Garmisch Partenkirchen. Ajo shënoi fitoren e 77-të në karrierën e saj. Vonn doli e para në shteg me kohë të kaluar për 1:43.41 minuta ose qe më e shpejt për 15 qindtat se kampionia në fuqi Lara Gut nga Zvicra. Skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg renditet në vend të tretë me 48 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës ose pati 11 qindtat e kohës më të mirë se vendi i katërt Ramona Siebenhofer nga Austria. Në renditjen e përgjithsme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin udhëheq me 1.008 pikë, pasojnë: Gut (773), Stuhec (616), ndërsa në lëshim: Stuhec me 377 pikë, e përcjellë nga Gut 260 pikë etj.

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA)       1:43.41

2. Lara Gut (Zvicra)        0.15

3.Viktoria Rebensburg (Gjermania)       0.48

4. Ramona Siebenhofer (Austria)   0.59

5. Sofia Goggia (Italia)           0.88

6. Nicole Schmidhofer (Austria)    0.92

7. Fabienne Suter (Zvicra)      1.04

8. Ilka Stuhec (Sllovenia)       1.13

9. Tina Weirather (Liehteshtajni)          1.18

10. Ricarda Haaser (Austria)  1.28

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat