Paris triumfon në një atmosferë të jashtëzakonshme

Skijim

Paris triumfon në një atmosferë të jashtëzakonshme

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 janar 2017 Në ora: 22:26
Skiatori italian, Dominik Paris

Skiatori italian, Dominik Paris, triumfoi në një atmosferë të jashtëzakonshme në Qendrën e Skive në Kitzbühel të Austrisë. Sipas mediave të huaja ishin tubuar rreth 45 mijë shikues, që vërtet ka qenë një atmosferë e mahnitshme ku ishte i pranishëm edhe aktori Arnold Schwarzenegger dhe shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone. Paris shënoi fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, me kohë të kaluar për 1:55.01 minuta, duke lënë pas Valentin Giraud Moine nga Franca. Moine pati kohë më të dobët për 21 qindtat ose për 12 qindtat qe më i shpejtë se vendi i tretë Johan Clarey nga Franca. Shtegu në Kitzbühel konsiderohet si shumë i rrëpishëm dhe i vështirë, por skiatorët treguan formën e tyre. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 980 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen  (692), Pinturault (655) etj, ndërsa në lëshim Paris kryeson me 142 pikë, i ndjekur nga Svindal (140) e Fill (139).

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)   1:55.01

2. Valentin Giraud Moine (Franca)   0.21

3. Johan Clarey (Franca)   0.33

4. Peter Fill (Italia)    0.40

5. Carlo Janka (Zvicra)      0.44

6. Erik Guay (Kanada)      0.49

7. Adrien Théaux (Franca)         0.71

8. Matthias Mayer (Austria)      0.75

9. Hannes Reichelt (Austria)     0.82

10. Steven Nyman (SHBA)        0.84

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat