Tahiri gati për Kampionatin Botëror, mezi pret të takohet me Hirscherin

Skijim

Tahiri gati për Kampionatin Botëror, mezi pret të takohet me Hirscherin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 18:50
Albin Tahiri

Gjithçka është e gatshme për Kampionatin Botëror në skijim, që fillon me 6 shkurt e përfundon me 19 shkurt. Është gara e nivelit më të lartë që do të mbahet në qendrën e mirënjohur skitare në St. Moritz të Zvicrës, ndërsa shteti i Kosovës përfaqësohet për herë të parë në këtë ngjarje të madhe. Skiatori Albin Tahiri do të garojë në pesë disiplina: lëshim, sllallom, sllallom i madh, SuperG dhe në kombinim. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” Tahiri thotë se pa dyshim se ka emocione të mëdha, por edhe është krenarë që do të garojë në mesin e skiatorëve elitë sidomos me kampionin në fuqi të botës, austriakun Marcel Hirscher.  Skiatori ynë do të jetë në mesin e 360 skiatorëve, në një konkurrencë të tmerrshme.  Në këtë ngjarje të madhe marrin pjesë 589 skiatorë nga 76 shtetet e ndryshme (360 në konkurrencën e meshkujve dhe 229 në atë të femrave) dhe deri më tash janë shitur më shumë se 76 mijë bileta, por ka edhe të tjera në dispozicion.

“Bota sot”: Kosova për herë të parë në Kampionatin Botëror,  a keni emocione?

Albin Tahiri: Mendoj se do ta përfaqësojë jashtëzakonisht mirë, do të mbajë me krenari flamurin e Kosovës. Jam shumë krenar dhe besoj se do të më duartrokas e gjithë Kosova dhe të jetë me mua. Mendoj se nuk do të zhgënjejë, do ta përdori gjithë forcën e mundshme për të qenë më i suksesshëm. E kam pasur ëndërr këtë dhe kjo po më realizohet.

“Bota sot”: Me cilin skiator dëshironi të takoheni?

Albin Tahiri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat