Fshati Gaçkë befasoi, u mbajt gara “sllallom 2017”

Skijim

Fshati Gaçkë befasoi, u mbajt gara “sllallom 2017”

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 22:25
Gara

Në kushte të mira atmosferike dhe në një pistë të përshtatshme për rreshqitje në borë, arsimtari i Edukatës Fizike në bashkëpunim me drejtorin dhe arsimtarët organizuan gara në sllallom të vogël. Gara u zhillua në oborrin e shkollës me distancë 85 metra. Kjo garë u mbajt për herë të parë, morën pjesë vajzat dhe meshkujt prej klasës së VI-të deri IX-të, me qëllim kryesorë të krijimit të kushteve që gjeneratat e reja të përfitojnë nga eksperienca dhe kënaqësia që sjellë gara në rrëshqitje mbi borë me ski. Për klaset e VI-ta dhe te VII-ta:

Vendi i pare: Edmond Sejdiu ( koha. 14.21 sekonda)

Vendi i dytë: Arben Hasani (koha 15.09 sekonda),

Vendi i tretë: Fidan Qeli (koha 15.57 sekonda).

Për klasët e VIII-ta dhe të IX-ta, vendi i parë: Albin Rama (koha 13.06 sekonda), vendi i dytë: Lavdim Qeli (koha 13.60 sekonda), vendi i tretë: Luan Lami (koha 14.35 sekonda). Nxënësit më të suksesshëm u shpërblyen me mirënjohje.
 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat