Tahiri, gati për Kampionatin Botëror, kjo është fanella e kombëtares

Skijim

Tahiri, gati për Kampionatin Botëror, kjo është fanella e kombëtares

Nga: K.Goca Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim, me këtë unifromë Tahiri merr pjesë në gara

Albin Tahiri, skiator i kombëtares së Kosovës, është gati për Kampionatin Botëror në ski, që sot do të bëhet hapja solemne në orën 18.00 në St, Moritz të Zvicrës.

Tahiri e përfaqëson Kosovës në pesë disiplina: Lëshim, sllallom, sllallom i madh, SuperG dhe në kombinim. Ai është regjistruar për të garuar në këtë ngjarje të madhe në mesin e skiatorëve më të mirë në botë. Ai ka postuar një fotografi, duke paraqitur edhe uniformën me të cilën do të garojë. Botërori do të zgjasë deri me 19 shkurt, Tahiri synon rezultate të mira, fundja është përvojë e mirë për të dhe Kosova merr pjesë për herë të parë në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat