Ceremoni madhështore në hapje të Kampionatit Botëror

Skijim

Ceremoni madhështore në hapje të Kampionatit Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 19:43
Pamje nga ceremonia hapëse, shihen edhe kombëtarja e Kosovës

Është mbajtur ceremoni madhështore në hapje të Kampionatit Botëror në ski, e cila do të zhvillohet pothuajse për dy javë (6-19 shkurt) në Qendrën e mirënjohur të skive në St. Moritz të Zvicrës. Mbi 6 mijë veta morën pjesë në hapjen madhështore të Kampionatit Botëror.  Kosova, për herë të parë në historinë e saj merr pjesë në këtë ngjarje të madhe. Kosovën do ta përfaqësojë skiatori Albin Tahiri, i cili do të garojë në pesë disiplina: lëshim, sllallom, sllallom i madh, SuperG dhe kombinim.  Në këtë ngjarje të madhe marrin pjesë rreth 600 atletë nga 77 shtete të ndryshme të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat