E mahnitshme apo jo, Kosova në ngjarjen me të madhe botërore

Skijim

E mahnitshme apo jo, Kosova në ngjarjen me të madhe botërore

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:22
Pamje e ceremonisë, në mes edhe kombëtarja e Kosovës

Emocionet ishin të pakufishme për të gjithë që morën pjesë në ceremoninë hapëse në Kampionatin Botëror në skijim, që do të zhvillohet deri me 19 shkurt në qendrën e njohur zvicerane të skijimit në St. Moritz. Hapje madhështore, ndërsa për herë të parë Kosova përfaqësohet me skiatorin Albin Tahiri.

Aty shihet në mes elitës së botës edhe përfaqësuesit e kombëtares së Kosovës, në krye me selektorin Agim Pupovcin, skiatorin Albin Tahiri etj. Kryetari i Federatës së Skitarisë së Skitarisë , Milaim Kelmendi, tha se vërtet ishte e mahnitshme të jesh në mesin e ajkës botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat