Stuhec shkëlqeu, e artë në lëshim, Vonn fiton të bronztën

Skijim

Stuhec shkëlqeu, e artë në lëshim, Vonn fiton të bronztën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 13:19
lka Stuhec

Skiatorja nga Sllovenia, Ilka Stuhec, fitoi medaljen e parë në karrierën e saj në Kampionatin Botëror. Ajo shkëlqeu në disiplinën e lëshimit dhe fitoi medaljen e artë. 26-vjeçarja u tregua jashtëzakonisht e mirë në shtegun e Qendrës së Skive në St. Morritz të Zvicrës, duke arritur e para me kohë të kaluar për 1:32.85 minuta. Medaljen e parë e fitoi edhe skiatorja 23 – vjeçare nga Austria, Stephanie Venier. Skiatorja austriake zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 40 qindtat se pozita e parë dhe me 5 qindtat ka qenë më e shpejtë se amerikania Lindsey Vonn. Venier është e lumtur deri në pikën e fundit për medaljen e parë të argjendtë në këtë ngjarje të madhe. Lindsey Vonn fiton medaljen e shtatë në Kampionatin Botëror. Ajo stoliset me medaljen e bronztë dhe për shtatë qindtat ishte më e shpejtë se pozita katërt Sofia Goggia nga Italia. Vonn deri më tash ka fituar dy medalje të arta: në lëshim (vitin 2009) dhe në supersllallomin e madh (2009), ndërsa të argjendtat: dy në lëshim (2007 e 2011), një në supersllallom të madh (2007) dhe të bronztën në supersllallom të madh (2005) dhe në lëshim (2017).

Rezultatet

1. llka Stuhec (Sllovenia) 1:32.85

2. Stephanie Venier (Austria)  0.40

3. Lindsey Vonn (SHBA)        0.45

4. Sofia Goggia (Italia)    0.52

5. Laurenne Ross (SHBA)                0.72

6. Christine Scheyer (Austria) 0.94

7. Fabienne Suter (Zvicra)                 1.03

8. Michelle Gisin (Zvicra)                  1.04

9. Ramona Siebenhofer (Austria)      1.12

10. Tina Weirather (Liehteshtajni)    1.18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat