Hoxha i 51-ti, Haxhidauti i 52-ti

Skijim

Hoxha i 51-ti, Haxhidauti i 52-ti

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:51
Skiatoret tanë në Erzurum

Skiatoret Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti përfunduan garën e sllallomit të madh në Erzurum, në kuadër të Festivalit të 13-të Olimpik Dimëror Evropian për të rinj.

Ato përfunduan në pozitat 51 (Lyra Hoxha, me ngecje prej +53.76 ndaj vendit të parë) dhe 52 (Adea Haxhidauti, me ngecje +1.23.43). Skitaret u ballafaquan me një terren tejet të vështirë e të akullt, çka ua vështirësoi atyre jashtëzakonisht shumë garimin. Por përkundër kësaj ato e përfunduan garën, gjë të cilën e bënë jo të gjitha pjesëmarrëset e kësaj disipline. Hoxha dhe Haxhidauti pasnesër do të marrin pjesë edhe në garën e sllallomit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat