Skitarët nga Kosova përfunduan garën e sllallomit të madh në Erzurum

Skijim

Skitarët nga Kosova përfunduan garën e sllallomit të madh në Erzurum

Nga: B.S Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 09:31
Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj në garën e sllallomit të madh në Erzurum

(E plotësuar) - Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj ishin në mesin e jo shumë garuesve që përfunduan garën pas dy rretheve, nga 60 garues ne total.

Pupovci u radhit i 37-ti (me ngecje +26.43 ndaj vendit te pare), kurse Gjurkaj i 38-ti (me ngecje +41.19).

Pasnesër Pupovci dhe Gjurkaj kanë garën e slallomit, kurse nesër Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti.

Pupovci dhe Gjurkaj përfunduan rrethin e parë në sllallom të madh

Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj kanë përfunduar rrethin e parë të sllallomit të madh në Erzurum.

Pupovci pati një ngecje prej +14.15 ndaj liderit të garës, kurse Gjurkaj +21.14.

Të dy skitarët janë të bindur që në garën e dytë mund ta përmirësojnë kohën e tyre.

Rrethi i dytë fillon në 10:30 me kohë të Kosovës./BS/

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat