Hirscher, i artë në sllallomin e madh

Skijim

Hirscher, i artë në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 14:57
Marcel Hirscher

 

Kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher, dëshmoi kualitetet e tija të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror në disiplinën e sllallomit të madh, që po mbahet në Qendrën e mirënjohur të Skive në St. Moritz të Zvicrës. Hirscher fitoi medaljen e artë, e dyta në këtë edicion, pasi të parën e fitoi të argjendtë në superkombinim pikërisht me 13 shkurt. Austriaku ka qenë fantastik dhe si rrjedhojë e kësaj arriti i pari me kohë të kaluar për 2:13.31 minuta.  Hirscher ka pasur kohën më të mirë për 25 qindtat se bashkëkombësi i tij, Roland Leitinger.  Për Hirscherin është medalja e tetë ose e pesta e artë në karrierën e tij në Kampionatin Botëror. Ai ka fituar medalje të arta në sllallom dhe me kombëtare në vitin 2013 në Schladming, në superkombinim dhe me kombëtare në vitin 2015 në Beaver Creek, si dhe në sllallomin e madh këtë edicion në St. Moritz.  

Tri të argjendta: në sllallomin e madh në vitin 2013 në Schladming dhe në sllallomin e madh në vitin 2015 në Beaver Creek dhe në superkombinim në vitin 2017 në St. Moritz.  Austriaku tjetër, Roland Leitinger befasoi të gjithë, duke fituar medaljen e parë të tij në karrierë në një ngjarje të madhe siç është botërori. Ai zuri vendin e dytë dhe u stolis me të argjendtën. Sukses të jashtëzakonshëm arriti edhe norvegjezi Leif Kristian Haugen i cili zuri vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 71 qindtat se vendi i parë dhe fitoi medaljen e bronztë. Norvegjezi Henrik Kristoffersen mbetet pa medalje i cili renditet në vend të katërt me kohë më të dobët për pesë qindtat se bashkëkombësi i tij, Haugen. Pa dyshim se duhet veçuar edhe dy francezët, Alexis Pinturault e Mathieu Faivre, të cilët nuk patën paraqitjen e pritur. Pinturault renditet në vend të shtatë me 98 qindtat e kohës më të dobët se Hirscher ose për shtatë qindtat qe më i shpejtë se Faivre në vend të nëntë.

Rezultatet

1.Marcel Hirscher (Austria)   2:13.31

2. Roland Leitinger (Austria) 0.25

3. Leif Kristian Haugen (Norvegjia)          0.71

4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 0.76

5. Philipp Schörghofer (Austria)     0.85

6. Matts Olsson (Suedia)       0.93

7. Alexis Pinturault (Franca) 0.98

8. Justin Murisier (Zvicra)     0.99

9. Mathieu Faivre (Franca)   1.05

10. Riccardo Tonetti (Italia)  1.16

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat