Fill tregoi mjeshtrin e tij në supersllallomin e madh - Bota Sot
Fill tregoi mjeshtrin e tij në supersllallomin e madh

Skijim

E diel, 17 dhjetor 2017

Fill tregoi mjeshtrin e tij në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:22
Peter Fill

Skiatori nga Italia, Peter Fill, tregoi mjeshtrin e tij në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë. Italiani u dëshmua fortë i mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.83 minuta ose kishte kohën për 10 qindtat më të mirë se pozita e dytë, austriaku Hannes Reichelt. Kanadezi Erik Guay ngeci për 23 qindtat larg vendit të parë dhe për 13 qindtat nga Reichelt. Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia rrëshqiti mjaft mirë dhe stagnoi për 13 qindtat se pozita e tretë, por kishte kohën më të shpejt për 1 qindtën se vendi i pestë, zvicerani Beat Feuz.

Kjetil Jansrud të shtunën triumfoi në lëshim, por nuk vazhdoi me fitore, i cili renditet në vend të shtatë me kohë me të dobët për 48 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1.275 pikë, pasojnë: Jansrud (871), Kristoffersen (843), Pinturault (843) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh, Jansrud udhëheq me 365 pikë, pas tij janë: Kilde (239), Reichelt (203) etj.

Rezultatet

1. Peter Fill (Italia)       1:32.83

2. Hannes Reichelt (Austria) 0.10

3. Erik Guay (Kanada)  0.23

4. Aleksander Kilde (Norvegjia)     0.36

5. Beat Feuz (Zvicra)    0.37

6. Martin Cater (Sllovenia)   0.44

7. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.48

8. Bostjan Kline (Sllovenia)   0.75

9. Mauro Caviezel (Zvicra)    0.76

10. Manuel Paradis (Kanada)         0.81

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test