Solano, skiatori që nuk kishte parë asnjëherë dëborë - Bota Sot
Solano, skiatori që nuk kishte parë asnjëherë dëborë

Skijim

E enjte, 14 dhjetor 2017

Solano, skiatori që nuk kishte parë asnjëherë dëborë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 12:29
Adrian Solano

Të jetosh në Karaibe dhe të zgjedhësh të bëhesh skiator. Ky është rasti i Adrian Solanos, i vetmi person në Venezuelë që vendosi të praktikojë disiplinën e “cross county” në ski, edhe pse në jetën e tij nuk e kishte prekur asnjëherë dëborën.

23-vjeçari ishte përfaqësuesi i vetëm i Venezuelës në Botërorin e Lahtit, të zhvilluar në Finlandë dhe paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re.

Adrian Solano u stërvit për herë të parë në dëborë vetëm një muaj përpara kampionatit botëror dhe duke e parë në pistë, në garën klasike të 10 kilometrave distancë është e pamundur të mos qeshësh. 

Skiatori venezuelian mbante numrin 1 në garë dhe ishte hera e parë që binte në kontakt me dëborën.

Paraqitja e tij në Lahti e shndërroi menjëherë në heroin e internetit, me njerëzit që vlerësuan këmbënguljen, por e kishin të pamundur të mos qeshnin me imazhet e veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test