Hirscher i jashtëzakonshëm, siguroi titullin e kampionit të botës - Bota Sot
Hirscher i jashtëzakonshëm, siguroi titullin e kampionit të botës

Skijim

E enjte, 14 dhjetor 2017

Hirscher i jashtëzakonshëm, siguroi titullin e kampionit të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2017 Në ora: 22:42
Marcel Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, është mbret i ri i botës në ski. Ai ka siguruar titullin e botës, i gjashti rresht. Austriaku shënoi fitore të madhe në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë. Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:24.31 minuta në disiplinën e sllallomit të madh ose pati kohën më të mirë për 46 qindtat se norvegjezi Leif Kristian Haugen. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1375 pikë, njëherësh ka siguruar këtë pozitë, kurse pas tij renditen norvegjezët Kjetil Jansrud (871), Henrik Kristoffersen (867) etj. ndërsa në disiplinën e sllallomit të madh Hirscher udhëheq me 633 pikë ose ka fituar Globin e Vogël të Kristaltë, ndërsa në vend të dytë është Alexis Pinturault me 439 pikë etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:24.31

2. Leif Kristian Haugen (Norvegjia)      0.46

3. Matts Olsson (Suedia) 0.67

4. Manuel Feller (Austrioa)    0.75

5. Felix Neureuther (Gjermania)    0.92

6. Stefan Luitz (Gjermania)   0.92

7. Florian Eisath (Italia) 1.01

8. Elia Zurbriggen (Zvicra)    1.08

9. Roland Leitinger (Austria) 1.27

10. Loïc Meillard (Zvicra)      1.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test