Goggia për 4 qindtat më e shpejt se Vonn

Skijim

Goggia për 4 qindtat më e shpejt se Vonn

Nga: K.Goca Më: 5 mars 2017 Në ora: 16:49
Sofia Goggia

Skiatorja italiane Sofia Goggia zuri vendin e parë në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Jeongseon të Koresë së Jugut. Goggia arriti në vend të parë me kohë të kaluar për 1:20.35 minuta ose për 4 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejtë se amerikania Lindsey Vonn. Ilka Stuhec nga Sllovenia arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, me kohë më të dobët për 51 qindtat se pozita e parë. Stuhec udhëheq me 350 pikë në disiplinën e supersllallomit të madh, duke kënë pas skiatoren nga Lihteshtajni  Weirather  (335), zviceranen Gut (300), ndërsa në renditjen  e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin kryeson me 1.323 pikë, e ndjekur nga Stuhec (1.145), Gut (1.023) etj.

Rezultatet  

1. Sofia Goggia (Italia) 1:20.35

2. Lindsey Vonn (SHBA)        0.04

3. Ilka Stuhec (Sllovenia)      0.51

4. Federica Brignone (Italia)           0.80

5. Jasmine Flury (Svicra)       0.97

6. Laurenne Ross (SHBA)       1.25

7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        1.26

8. Nicole Schmidhofer (Austria)     1.28

9. Tina Weirather (Lihteshtajni)     1.32

10. Elena Curtoni (Italia)       1.36

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat